AKTUALE

Mexhiti: Me “One Stop Shop” nisim një histori të re bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Është përuruar pikë-kalimi i përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Hani i Elezit – Bllacë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministrat e dy vendeve, ai i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe i Kosovës Albin Kurti, shoqëruar dhe nga ministra të tjerë të të dy qeverive, informon Telegrafi Maqedoni.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se kjo nismë do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sot po nisim një histori të re për bashkëpunim dhe përparim. Sot shënojmë një moment për lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve mes dy vendeve, po realizojmë konceptin “Evropa pa kufij”. Integrimi nuk është vetëm veprim politik, por është synim që kanë vendet tona për një Evropë që mban premtimet, sepse Ballkani është Evropë dhe meriton të jemi të integruar në Evropë”, tha Mexhiti.

Banner

Related posts

Kuvendi Zgjedhor i Bdi-së në Studeniçan, Ahmeti: Forca jonë buron nga bashkimi

Gjyla Halili

Dëbohet nga Maqedonia disa gra nga shtete të huaja, pas kontrolleve të policisë në dy lokale në Ohër

admin

“Jehona e Malësisë” dhe Shkolla Shqipe në Michigan përkujtojnë me krenari Kryengritjen e Malësisë

Gjyla Halili