AKTUALE

Mexhiti: BDI e ka rëndë të ballafaqohet me realitetin e ri

Izet Mexhiti u është përgjigjur deklaratave të Arbër Ademit në Daiyl Click, i cili tha se Ali Ahmeti ka mposhtur të gjithë liderët e VLEN, përfshi Mexhitin dhe se mbetet lider në nivel nacional, shkruan TV21. Mexhiti thotë se BDI e ka rëndë të ballafaqohet me realitetin e ri.
Mendoj që e kanë një problem, nuk janë mësuar që të dalin në opozitë, e kanë rëndë të ballafaqohen me realitetin e ri, iu duhet pak kohë, ta bindin njëherë vetveten që janë në opozitë, mandej ta bindin veten që iu duhet reformë brenda tyre dhe ju duhet…uroj pra që të jenë opozitë konstruktive. Pra sa i përket rezultateve zgjedhore, sa iu përket qeverisë së re, edhe aty kanë pasur muhabete, por mendoj që realiteti është krejt ndryshe”, pohoi Mexhiti

Banner

Related posts

Nga problemet me artritin te parandalimi i diabetit, ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër

admin

Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare

Gjyla Halili

Mot me diell, temperaturat deri në 31 grad

admin