SHQIPËRI

“Me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve…”, postimi qesharak i kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ditën e djeshme ka publikuar një fotografi jo fort të zakonshme. Në ora 5 të mëngjesit kryediplomati u shfaq nga…

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ditën e djeshme ka publikuar një fotografi jo fort të zakonshme. Në ora 5 të mëngjesit kryediplomati u shfaq nga aeroporti i Vjenës i veshur me setër e krevat e me një senduiç në dorë.

Sipas Osmanit kjo është jeta e një ministri të jashtëm.

Kështu me këtë senduiç në dorë, Osmani njoftoi se gjatë ditës do të lobojë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendit të tij.

“Jeta e një ministri të jashtëm, në 5 të mëngjesit me veshje pune, me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve ( tani në Vjenë) për në destinacionin e rradhës dhe takimet e ditës për të bër një lobim më tepër për një të ardhme më të mirë të njerëzve. I privilegjuar të kem besimin tuaj“, ka shkruar Osmani në Facebook.

Banner

Related posts

Dënohet me katër muaj burgim “Mbreti i kriptovalutave” për posedim të pasaportës false

admin

Daçiq në tubimin e Vuçiqit: Kurrë nuk do ta japim Kosovën

admin

Escobar: Kemi marrë zotime që Serbia nuk do t’i refuzojë zgjedhjet në veri, do të përballet me pasoja nëse vepron ndryshe

admin

Leave a Comment