SHQIPËRI

“Listë e nxënësve”, rrezik për një sulm tjetër masiv në shkollë në Beograd – rasti që “alarmoi” Serbinë

Një rast në një shkollë fillore në Beograd ka alarmuar autoritetet atje.

Siç raportojnë mediat serbe, në një shkollë fillore atje është zbuluar një “listë e nxënësve” e shënuar në fletoren e një nxënësve me titullin “objektivi”, përcjell Gazeta Insajderi.

“Babai i një vajze i dërgoi mësuesit të klasës një foto të një fletoreje me emrat e disa nxënësve me titullin “objektivi”. Sipas tij, ajo është parë në fletoren e njërës nga nxënëset e asaj klase. Më ka njoftuar klasa, e më pas kam vepruar sipas procedurave të urdhëruara nga Ministria e Arsimit për shkollat ​​kur ndodhin situata të tilla”, deklaroi drejtoresha e kësaj shkolle, Olivera Koroshec.

Sipas saj, lista është dorëzuar në polici. /Insajderi.org/

Banner

Related posts

“Rrëzohet” Celibashi/ KAS: Të vendosë për regjistrimin ose jo të Partisë Demokratike në zgjedhje

admin

Vijon “lufta” ndaj TikTok-ut, BE pritet ta merr një vendim të rëndësishëm

admin

Politika shqiptare uron Pavarësinë e Kosovës

admin

Leave a Comment