AKTUALE

Largimi i shqiptarëve nga puna reagon ASH-krahu u Selës, mos u bëni zëdhënës të VMRO-së

Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës përmes një reagimi për media ka sugjeruar VLEN-it të mos bëhet zëdhënës i VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna, shkruan Top24

REAGIM

Mos u bëni zëdhënës të VMRO-së, mjaft i “mbrojtët” shqiptarët duke i larguar çdo ditë nga puna
Sot ishim dëshmitarë të aktit më të ulët të servilizmit nga puthadorët e VMRO-së, të cilët paaftësinë e tyre dhe goditjet që kjo Qeveri ju bën shqiptarëve e mbulojnë me ofendimin dhe nënçimin e shqiptarëve.
VMRO as në ëndërr nuk do të gjente kështu zëdhënsish e avokatësh, që shqiptarëve t’ua mbyll gojën me shqiptar.
Arsyetimet e sotshme të përfaqësuesit të S’VLEN, lidhur me përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet në përgjithësi dhe ato të shëndetësisë në veçanti, janë të pabaza dhe kontradiktore. Kjo është vetëm pamundësi e tyre për t’i mbrojtë shqiptarët. Çdo përpjekje për justifikim, e thotë më qartë paaftësinë dhe puthadorllëkun e tyre ndaj VMRO-së. Kujtojmë se ministër i shëndetësisë prej 2022 deri më sot është përfaqesuesi i S’VLEN, Bekim Sali, Fatmir Mexhiti, Arben Taravari. Nëse pretendoni pse të tjerët s’ju kanë dhënë vendime të punësuarve shqiptarë në shëndetësi, atëherë tregoni pse ministrat e S’VLEN nuk ju kanë dhënë vendime? Mos bëni autogola?
(Prevedete na albanski)
– Aleanca për Shqiptarët –

Banner

Related posts

MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih

admin

REAGIM NDAJ PROGNOZAVE DHE ETIKETAVE ME POROSI TË  BATON HAXHIUT KUNDËR ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Shqiponja shqiptare valëvitet edhe në Arabinë Saudite!

Gjyla Halili