KOSOVË

Kurtin e njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur për takimin që e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kamberi ka bërë të ditur se në këtë takim e ka njoftuar Kurtin me zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës dhe përpjekjet për ta avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë rajon.

“Takova sot në Prishtinë, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Kryeministrin Kurti e njoftova me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e përpjekjet parlamentare për avancimin e pozitës së shqiptarëve”, ka shkruar Kamberi në Facebook ku ka publikuar disa fotografi nga takimi me Kurtin./21Media

Banner

Related posts

Paralajmërohen përmbytje për nesër në Shqipëri

admin

“Erdhën si diktatorë, kjo është e papranueshme”, ankohen banorët e kampit të muxhahedinëve në Durrës

admin

Ali Ahmeti viziton familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

admin

Leave a Comment