KOSOVË

Kurti dhe Vuçiq të mos dalin nga konferenca e radhës pa marrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryediplomatin e Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka folur rreth situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të lejohen të ikin nga konferenca e radhës pa arritur marrëveshje.

Sipas Ramës, në të kundërtën pasojat do të jenë të dhimbshme.

“Uroj shumë që konferenca që do të zhvillohet me liderët e të dyja palëve do të tërheq vëmendje e ku do të marrin pjesë liderët e dy palëve dhe ekipet e BE-së dhe SHBA-së”, tha Rama.

I pari i qeverisë shqiptare theksoi se nëse nuk do të arrihet marrëveshja do të ketë pasoja të dhimbshme.

Edi Rama përsëriti qëndrimin e Josep Borrell, se shtetet anëtarë të BE-së kanë nisur ta humbin durimin

Banner

Related posts

Serbia shton numrin e policëve në shkolla pas vrasjeve masive

admin

24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

admin

“Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, këndojnë protestuesit shqiptarë në jug të Mitrovicës

admin

Leave a Comment