BOTA

Konfirmohet vdekja e Prigozhin nga testi gjenetik në Moskë

Konfirmohet vdekja e shefit të Wagner Yevgeny Prigozhin, pas analizës gjenetike të trupave të gjetur në rrëzimin e avionit.

Komiteti Hetues tha se identitetet e të 10 viktimave ishin vërtetuar dhe korrespondonin me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.

“Si pjesë e hetimit për rrëzimin e avionit në rajonin Tver, janë përfunduar testet gjenetike molekulare. Në bazë të rezultateve të tyre, u përcaktuan identitetet e të dhjetë personave të vdekur, ata korrespondojnë me listën e përmendur në fletën e fluturimit”, thuhet në njoftimin e Komitetit Hetues.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Britania ofron 3 miliardë dollarë garanci kredie për rindërtimin e Ukrainës

admin

Presidenti Biden do të vizitojë zonat e shkatërruara nga zjarri në Havai

admin

Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

admin

Leave a Comment