AKTUALE

Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur

Një ditë e rëndë në punë dhe mungesa e gjumit janë shkak i lodhjes tuaj.

Por ushqimi është motori yn i energjisë, prandaj nëse ne zgjedhim produktet e duhura mund të bëjmë një hap të sigurt drejt përmirësimit të gjendjes së shëndetit tonë.

Kjo është lista e produkteve të cilat janë të pasura me vitaminat e nevojshme, duke na bërë që të ndihemi me energji edhe pas një ditë të lodhshme.

Avokado

Përveç acidit pantotenik, avokadot janë të pasura me yndyra dhe fibra të shëndetshme. Përbërja e tyre ndihmon në rritjen e absorbimit të lëndëve ushqyese në ushqimet që ju hani dhe fibrat e tyre ngadalësojnë ngritjen dhe rënien e sheqerit në gjak pas një vakti, duke promovuar kështu nivele më të qëndrueshme të energjisë.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë një burim i madh i karbohidrateve komplekse të pasura me energji. Përmbajtja e lartë e fibrave ngadalëson shkallën e tretjes, në mënyrë që energjia e tyre të lirohet në një mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.

Perimet

Ndërsa janë të pakta në kalori, perimet jeshile janë të pasura me kalcium, fibër, acid folik, magnez, vitamina A, C, E dhe K. Hekuri dhe vitamina C ndihmon në parandalimin e anemisë, është një shkak kryesor i lodhjes, veçanërisht te gratë raportojnë mjekët.

The post Këto ushqime ju ndihmojnë për të mos u ndierë të lodhur appeared first on Kreu.

Banner

Related posts

Gashi nga Uashingtoni: Në Ballkan ka ndikime të jashtme malinje, mbetemi të përkushtuar për rajon stabil

Gjyla Halili

Temperaturat e mëngjesit nën zero, më ftohtë në Kodrën e Diellit

Gjyla Halili

Lladrovci: Vota për Elmi Reçicën, është votë për kontribuuesin e kauzave të interesit qytetar e shtetëror

Gjyla Halili

Leave a Comment