SHOWBIZ

Këto ilaçe nuk rekomandohen që të përzihen me Ibuprofen

Banner

Është më se e zakonshme të zgjedhësh ibuprofenin për të trajtuar sëmundje të vogla. Kjo për shkak se është medikament që mund të blihet pa recetë dhe nuk është shumë agresiv për trupin. Por, kjo nuk do të thotë se është pa rrezik.

Ashtu si të gjitha medikamentet, kutia përmban një listë të detajuar të efekteve anësore që mund të shkaktohen nga konsumimi i ibuprofenit. Për më tepër, ka rrethana të caktuara që mund të shtojnë pasojat negative të tij, siç është përzierja me produkte të tjera.

Përveç kësaj, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar që nuk keni ndonjë alergji, intolerancë apo patologji specifike sepse fakti që është relativisht i padëmshëm në krahasim me ilaçet e tjera, nuk do të thotë se ibuprofeni mund të përdoret në mënyrë abuzive.

Lista e gjërave që rekomandohet fuqimisht të mos përzihen me ibuprofen është shumë më e gjatë nga sa mund të duket. Simptomat që mund të shfaqen variojnë nga dëmtimi i mëlçisë deri tek lodhja apo marramendja. Më poshtë është një listë e disa prej ilaçeve me të cilat nuk duhet shoqëruar ibuprofeni.

Aspirina

Antikoagulantët

Kortizoni

Kodeinë

Ilaçe kundër depresionit

Metotreksat (për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve inflamatore)

Digoksina dhe glikozide të tjera kardiotonike (të përdorura në trajtimin e çrregullimeve të zemrës)

Fenitoina (përdoret në trajtimin e epilepsisë)

Diuretikët

Medikamente që ulin presionin e lartë të gjakut (tensionin)

Zidovudina (një ilaç kundër virusit të SIDA-s).

Related posts

7 hapa si të nisni vrapin në mëngjes për parandalimin e sëmundjeve

admin

“Ndihem mirë pranë tij”/ Kiara për Luizin: Mes nesh mund të ketë diçka, kam pëlqim dhe nuk është lojë

admin

Vajza përdor Tik Tok për të ndihmuar librin e babait të saj të bëhet viral 11 vjet pasi u botua

admin

Leave a Comment