AKTUALE

Kasami: VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë

Sonte në Gostivar është mbajtur Konventa Promovuese e kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në këtë konventë ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale janë referendum historik dhe politik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se koalicioni VLEN është koalicion i fitores së sigurtë, i cili do ta sjellë ndryshimin tek shqiptarët.

“Sot edhe ne, me Besë, besa-besë, jemi të bashkuar në koalicionin VLEN. VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë. Fitorja jonë është historike sepse për herë të parë ne do të sjellim ndryshimin për shqiptarët në Maqedoni.” – ka deklaruar Kasami.

Banner

Related posts

Mexhiti përgëzon Shqipërinë për nisjen e negociatave: Kjo është një ditë e madhe për kombin shqiptarë

Gjyla Halili

Mexhiti për interpelancën ndaj tij: Edhe LSDM-ja tha që koka e korrupsionit ka qenë BDI-ja

Gjyla Halili

Përbërja e re e KSHZ-së në seancën e sotme plenare

Gjyla Halili