SHQIPËRI

Java më e ftohtë e këtij dimri/ “Ngrin” Durrësi! Rënia e temperaturave krijon ngrica në rrugë e sheshe

Prej dy ditësh Durrësi është përfshirë nga ngricat. Rënia e temperaturave nën zero gradë dhe në bregdet ka krijuar ngrica në rrugë dhe sheshe.

Sipas metereologëve, kjo do të jetë java më e ftohtë e këtij dimri.

Ngricat gjithsesi nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qytetarët kanë shmangur lëvizjet e panevojshme në rrugë.

Edhe shatërvani në qendër të qytetit ka ngrirë, ndërsa në shkollat 9-vjeçare këtë fillim jave ka pasur edhe rënie të numrit të nxënësve, për t’iu shmangur të ftohtit.


Top Channel

Banner

Related posts

Korrupsioni i Arben Ahmetajt/ Sonte investigimi i Inside Story!

admin

Kolona në Morinë, policia shqiptare shpërndan ujë të ftohtë për udhëtarët

admin

Binjakët shqiptarë që “po luajnë” me drejtësinë italiane, kryen dhjetëra vjedhje por s’po mund t’i dënojnë dot

admin

Leave a Comment