AKTUALE

Hoxha: Më 24 prill fillon fitorja e madhe

Në tubimin e Frontit Europian në Vrapçisht, Arjanit Hoxha tha se ky do të jetë bastioni i Frontit Europian edhe në zgjedhjet e ardhshme, transmeton TV21.

Hoxha tha se më 24 prill fillon fitorja e madhe kur Bujar Osmani do të dalë shumë para kandidatit të opozitës dhe me 8 maj do të festojnë ditoren e shqiptarëve dhe shtoi se familjes së Frontit Europian duhet t’i bashkohen të gjithë.

“Fitorja jonë e madhe fillon më 24 prill në mbrëmje kur do të duhet që doktor Bujar Osmani të del shumë para kandidatit të opozitës, pse jo edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ndërsa më 8 maj në mbrëmje, kështu si sot në komunën e Vrapçishtit të gjithë do të festojmë fitoren e madhe të Frontit Europian, fitoren e madhe të shqiptarëve, fitoren e madhe të qytetarëve”, tha Hoxha.

Banner

Related posts

Blerim Osmani: Energjia që ua dridhë themelet, fitorja e madhe po vjen…!

Gjyla Halili

Escobar: Angazhohemi të mos ketë kërkesa të reja nga Sofja

admin

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

Gjyla Halili