AKTUALE

Grubi me Gardianët e gjuhës kujdestarojnë para Gjykatës Kushtetuese

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, mëngjesin e sotëm iu është bashkuar aksionit “Roje për gjuhën shqipe”, në një foto është parë bashkë me funksionar të Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese në Shkup të cilët u mblodhën për të shprehur qëndrimin e tyre të fortë për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Fronti Evropian me një numër të madh qytetarësh janë vendosur në tenda për të shprehur mështetjen për ligjin e gjuhëve, i cili do të shqyrtohet të mërkurën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë që Fronti Evropian në një konferencë për shtyp tha sot se me roje 24 orëshe para Gjykatës Kushtetuese do të mbrojë ligjin për gjuhët.

Seanca e Gjykatës kushtetuese për rishqyrtim të neneve të kontestuara të Ligjit për gjuhët është caktuar të mërkurën. Tani për tani dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari paralajmëruan se do ta bojkotojnë seancën.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Në Vrapçisht, Isen Shabani fiton me nokaut — ata të tjerët i kanë hedhur peshqirët

Gjyla Halili

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln denarë

Gjyla Halili

KUR RASTËSIA TA SJELL HISTORINË PËRBALLË -TAKIM ME PRINDËRIT E SHOKUT TIM TË ILEGALITETIT HALIT KRASNIQI

Gjyla Halili