BOTA

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Navalny veçse ka mbajtur dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim.

Gjyqi mbahet në verilindje të Moskës, në rajonin Vladimir.

Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim të një organizate ekstremiste dhe minimizimit të nazizmit.

Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat, që thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Nga e hëna pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.

Navalny u helmua me agjentin nervor, Noviçok, gjatë një udhëtimi për në Siberi verën e vitit 2020. Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe shërbimet e inteligjencës së Rusisë se qëndrojnë prapa helmimit. Pas trajtimit mjekësor në Gjermani, ai u kthye në Rusi. Me të arritur në Rusi ai u arrestua.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se Navalny është i burgosur politik. /REL

Banner

Related posts

Ministri italian: Marrëveshja infrastrukturore me Kinën nuk solli rezultatet e pritura

admin

Ukraina shkatërron 27 dronë dhe një raketë balistike! Zelensky nga New York: S’e kuptoj pse Rusia ka ende një vend në OKB

admin

Gjykata në Florida e dënon ish-presidentin Trump me 937 mijë dollarë

admin

Leave a Comment