KOSOVË

Gjuajtje me armë në Podujevë, ndërron jetë një person

Një 30-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në Podujevë. Ndërsa një tjetër ka ka mbetur i plagosur.  

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Siç ka thënë ai, rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 12:30, derisa fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thënë Borovci.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.

Banner

Related posts

Firma shqiptare e lidh McGonagol me një tjetër ish-agjent të diskredituar

admin

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

admin

Harrën, leckë, ne s’adhurojmë zogj

admin

Leave a Comment