AKTUALE

Gjeloshaj: Me hyrjen në Qeveri, FD-ja e ka njohur Kosovën.

Kanë të drejtë të ndjejnë çfarë të duan në vetvete, por FD-ja, me hyrjen në Qeverinë e Malit të Zi, e ka njohur Kosovën si shtet sovran, ashtu siç e njeh edhe qeveria dhe shteti i Malit të Zi.

Deklaratat që nuk kanë kurrfarë domethënie, as de jure as de facto, si dhe arsyetimet (gënjeshtrat) ndaj votuesve të tyre, janë pjesë e folklorit të FD-së, ndërsa vendimi i shtetit të Malit të Zi për statusin e Kosovës është i pakthyeshëm.

Nëse FD-ja nuk e njeh Kosovën, mund të largohet nga Qeveria, sepse Qeveria e Malit të Zi e njeh Kosovën si të pavarur dhe, duke qenë pjesë në Qeverinë e Malit të Zi, de jure dhe de facto, edhe ata njohin pavarësinë e Kosovës!

Nuk ka absolutisht kurrfarë rëndësie se çfarë mbështet apo jo FD-ja, pasi mbi këto çështje absolutisht nuk kanë asnjë ndikim.

Nik Gjeloshaj

Banner

Related posts

Dehari në Zvicër viziton xhaminë “Kulturverein Kërçova”: Me ju dhe për ju, për Kërçovën tonë

Gjyla Halili

Kopshti “Foleja” në Triesh, një kthesë historike – Agron Dedivanaj: Po ndërtohet e ardhmja e kombit

Gjyla Halili

Ali Ahmeti, me Bujarin “vret dy zogj me një plumb”!

Gjyla Halili