AKTUALE

FTESË PËR BASHKËPUNIM ME  REVISTËN PËR KULTURË DHE DIJE – “JUVENILJA”

Të nderuar lexues…. shkrimtarë, studiues, kolegë,
Redaksia e revistës për kulturë dhe dije – “JUVENILJA”, që botohet në Shkup, është në përgatitje e sipër të numrit të ri – nr. 11.
Punimet që botohen në këtë periodik mujor për nga problematikat kapin një gamë të gjerë, por kryesisht fushat më të ngushta janë: letërsi (poezi, prozë, recensione, studime), eseistikë,dramaturgj dhe teatër, kinematografi, arte pamore, muzikologji, arkeologji, antropologji, filozofi, sociologji dhe kulturologji përgjithësisht.
Prandaj, nëpërmjet këtij e-maili (emin.azemi@yahoo.com) ju ftojmë që të dërgoni një punim/krijim/studim tuajin, që nuk është botuar më parë në periodikun shqiptar.
Punimet duhet të jenë në formatin elektronik Word me madhësi të shkronjave 12 dhe me hapësirë mes rreshtave 1.5.
Punimet do të pranohen deri më 05 shkurt 2025 në adresën elektronike:

(emin.azemi@yahoo.com)

Redaksia e revistës “JUVENILJA” – Shkup

Banner

Related posts

8-vjetori i tentativës për grusht-shtet, Kollashinac dhe Ahmeti vizituan Ambasadën e Turqisë

Gjyla Halili

Arben Taravari: Votuesi shqiptar do të ketë dy opsione, atë të pushtetit 22 vjeçar dhe opsionin e shpresës

Gjyla Halili

Ahmeti: Përjashtimi i shqiptarëve po nxit revoltë – diskriminimi duhet të ndalet!

Gjyla Halili