SPORT

Firmino mund të largohet nga Liverpooli, kërkon nga ekipi tjetër anglez

Skuadra angleze Newcastle United ka kontaktuar edhe zyrtarisht sulmuesin Roberto Firmino, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Liverpooli.

“The Sun” shkruan të martën se krerët e Newcastlet i kanë bërë një ofertë të majme brazilianit për ta bindur që të transferohet në “St. James Park” në verë.

Firmino në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe tashmë ka njoftuar Liverpoolin se dëshiron të largohet, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Newcastle mësohet se ia ka ofruar atij kontratë trevjeçare me pagë javore prej 250 mijë eurosh. 31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa këtë sezon ka 10 gola e 5 asistime në të gjitha garat.

Krahas Newcastle Unitedit, interesim për Firminon kanë shfaqur edhe ekipet nga Italia e Spanja.

Banner

Related posts

“Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj një herë në Kosovë”, Xherdan Shaqiri postim prekës para ndeshjes në “Fadil Vokrri”

admin

Katër gola këtë sezon në Bundesliga!

admin

Fituesja e medaljes së artë olimpike do të tërhiqet pas “Paris 2024”

Gjyla Halili

Leave a Comment