AKTUALE

Fetai: Ligji i ri për shtetësinë është storie e jashtëzakonshme e suksesit, Maqedonia e Veriut afër eradikimit të problemit të pashtetësisë!

Sot pata kënaqësinë të mirëpres për një takim pune z. Gabriel Gualano de Godoy, përfaqësues i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Shkup, për të diskutuar progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Maqedonia e Veriut në eliminimin e pashtetësisë.

Vendi është tashmë lider rajonal dhe global në kuadër të Aleancës Globale për Eliminimin e Pashtetësisë, dhe i ka zgjidhur pothuajse të gjitha rastet që kanë rezultuar si pasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë – kane ngelur vetëm dy raste të pazgjidhura të pashtetësisë për qytetarë nga republikat e tjera që jetonin brenda territorit të vendit tonë para shpërbërjes së së ish-Jugosllavisë.

Rastet e tjera ende të pazgjidhura të pashtetësisë, apo 153 sosh, janë për pasojë të mungesës së regjistrimit së fëmijëve pas lindjes, prej të cilëve 90% janë romë, 7% shqiptarë, 1% maqedonas dhe 2% të tjerë.

Eliminimi i pashtetësisë është më shumë se statistikë – është ndërhyrje humane dhe transformuese në jetën e njerëzve. Angazhimi ynë për ndryshimin e ligjit për shtetësinë ka transformuar jetën e këtyre njerëzve dhe familjeve, duka ua rikthyer dinjitetin njerëzor të mohuar për tre dekada me radhe. Ky angazhim nuk ndalet këtu. Do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar ka të drejtë të ekzistojë me dinjitet dhe të kontribuojë në të ardhmen e përbashkët.

Banner

Related posts

Paga mesatare mujore neto në mars 44.763 denarë

Gjyla Halili

Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Gjyla Halili

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Gjyla Halili