AKTUALE

Fetahu: Kështu na do Zoti

Shkruan: Shaqir Fetahu.
Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV.

Islami dhe konceptet e tij janë të konfirmuara në rrjedhat botërore dhe gjithë më tepër aktualizohen dhe joshen nga kombe të ndryshme. Ato sot mbjellin konceptin mbi besimin e pastër, moralin, atdhedashurinë, paqën dhe solidaritetin. Ajo që është më atraktive është koncepti islam mbi pastërtinë shpirtërore dhe fizike që lidhen ngusht njëra me tjetrën dhe ky mishërim si duket gjithë më tepër paraqet ndër zgjidhjet bashkëkohore të jetës njerëzore, në veçanti në kohën e reziqeve shoqërore si narkomania, alkoolizmi, amoralitetit, shpraztira shpirtërore, krizat botërore që po rrezikon jetëra njerëzore dhe shumë anomali tjera.
Debatet pa fije kriteriumi profesional dhe shkencor mirë të orkestruara nga qarqe të panjohura antifetare dhe antikombëtare edhe më tepër ngritin nevojë e besimit tek njeriu ynë, dhe e bënë ate edhe më të kapshëm, me çka i paaftëson tentimet antiislame që në veti s’kanë as metodologji shkencore, komporative, profesionale, dhe si të tilla të shprazta që shpeshherë duken qesharake dhe të kota.
Sot Islami është vlerë hyjnore që qarqet shkencore i qasen nga të gjitha aspektet si: ai moral, ekonomik, social, psikologjik, kulturor, estetik, human dhe gjithë më tepër është sferë studimi i akademive botërore, konferencave, instituteve dhe hulumtineve, pa marrë parasyshë përkatsive fetare e kombëtare.
Në këtë kohë dinamike dhe teknologjike pjestarët e Islamit të kuptojnë se është e patjetërsueshme niveli i lartë i mendimit, debatit, dialogut, aftësia e konkurencës dhe vlerat.
Kështu na do Zotit.

Banner

Related posts

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik

Gjyla Halili

ESHS: Paga mesatare gjatë muajit shkurt në Maqedoni, 43,053 denarë

Gjyla Halili

MYFTINIA E BFI TETOVË ORGANIZOI SEMINARIN “LUFTIMI I DUKURIVE NEGATIVE NË SHOQËRI”

Gjyla Halili