AKTUALE

ESHS: Ulet numri i nxënësve edhe në arsimin fillorë edhe në atë të mesëm

Në fund të vitit shkollor 2023/2024 në shkollat e rregullta fillore vitin e kanë përfunduar 179.661 nxënës, ndërsa në shkollat e rregullta të mesme vitin e kanë përfunduar 65,737 nxënës, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.

Në fund të vitit shkollor 2023/2024, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore është 181.311, që paraqet rënie prej 0,5% krahasuar me vitin shkollor paraprak.

Në vitin e njëjtë shkollor, shkollën fillore e kanë mbaruar 19,179 nxënës.

Në shkollat e rregullta të mesme, numri i nxënësve në fund të vitit shkollor 2023/2024 është 65,995 që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me vitin shkollor paraprak.

Shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kanë mbaruar 18,146 nxënës.

Banner

Related posts

Mexhiti: Nuk duam t’i ndodhë BDI-së ajo që i ka ndodhur PPD-së dhe PDSH-së

admin

Koshta: Nuk ka plan “B”, ndryshojeni kushtetutën!

Gjyla Halili

Kurti – QUINT-it: Euroja është valuta e vetme e lejuar në Kosovë

Gjyla Halili