SHQIPËRI

Elbasan: Gruaja vritet me sëpatë nga burri i motrës

Një grua është vrarë me sëpatë nga kunati i saj në fshatin Kusarth të Elbasanit pasditen e së mërkurës, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

44-vjeçarja u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj, R. T., 58 vjeç.

 ”Falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se e ka sekuestruar sëpatën në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Banner

Related posts

Rama ironizon protestën e demokratëve: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit

admin

Eurostat: 1/2 shqiptarë rrezikon të bjerë në varfëri, Leskaj apel qeverisë: Të caktohet minimumi jetik zyrtarë!

admin

Chollet ka kontaktuar Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

admin

Leave a Comment