AKTUALE

Ekipi i xhudos synon ta pushtojë World Judo Masters

Ekipi elitar i xhudos nga Kosova do të paraqitet me 4 garues në World Judo Masters që do të mbahet me datë 04-06 Gusht 2023 në Budapest të Hungarisë.

Masters do të ketë pjesëmarrës nga 59 shtete, 419 garues.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm 36 garuesit e parë në ranklistën botërore në secilën kategori.

Xhudistët nga Kosova të cilët do të ndeshen në Masters janë:

1.Distria Krasniqi (-52 kilogramë)
2.Nora Gjakova (-57 kilogramë)
3.Akil Gjakova (-73 kilogramë) 
4.Laura Fazliu (-63 kilogramë)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen sot kurse Akil Gjakova dhe Laura Fazliu ndeshen nesër.

Banner

Related posts

Fetai: ASH-ja është e Taravarit – Ziadin Sela, patericë e Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Këto janë rregullat për votim

Gjyla Halili

Organizatat europiane: Mjedisi mediatik në Shqipëri mbetet sfidues

admin

Leave a Comment