SHQIPËRI

Deputetja e PD-së e thyen heshtjen zgjedhore

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, por si duket jo edhe deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sorina Koti, e cila sot vendosi të përkrah kandidatin për Pustecin, Pandi Jani.

Koti, e theu heshtjen zgjedhore përmes një postimi në Facebook, ku shkroi se Pusteci do të votojë për Pandi Janin.

“Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve! Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo më një Pustec i varfër! Pusteci do votojë për Pandi Janin! Pusteci në dorën tuaj”,  shkroi Koti në Facebook.

Nesër, më 14 maj, do të mbahen zgjedhjet për kryetarë bashkie në Shqipëri.

Banner

Related posts

Lobimet e Metës dhe Kryemadhit/ Historia me paratë ruse nisi që nga investigimi i gazetës austriake Kronen Zeitung

admin

Iu nënshtrua një ndërhyrje, kjo është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

admin

Do të regjistrohet PD në zgjedhje? Celibashi: Vendimin do e marr pasi të kalojë afati 48 orësh

admin

Leave a Comment