AKTUALE

Dedivanaj: Epopeja e luftërave heroike në Malësinë e Madhe është thesar brilant për breza

Përkujtimi për Kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, është bërë nga atdhetari i shquar Agron Dedivanaj, veprimtar i shquar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, i cili ka theksuar se “është kurora e lavdisë, mbi lavditë, që gjithnjë shëndrit në qiellin blu të Malësisë e Shqipërisë”.

Z. Dedivanaj ka theksuar se “epopeja e luftrave heroike në Malësinë e Madhe është një thesar brilant që mban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm dhe atyre që do vijnë”.

Postimi i plotë:

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është kurora e lavdisë, mbi lavditë, që gjithnjë shëndrit në qiellin blu të Malësisë e Shqipërisë e na kujton se liria jonë, ndoshta si tek anjë popull tjetër në Botë, i ka themelet në gjakun e të parëve tanë.
Pa dyshim epopeja e luftrave heroike në Malësinë e Madhe është një thesar brilant që mban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm dhe atyre që do vijnë, se çmimi i mbijetesës sonë ka qenë tepër i shtrenjtë, aq sa as nuk shitet e as nuk blihet nga askush.

Banner

Related posts

“Jehona e Malësisë” miraton ndërtimin e qendrës ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tuz

Gjyla Halili

Kryetari i shoqatës ” Jehona e Malësisë, Agron Dedivanaj uron 16 vjetorin e pavarsisës së Kosovës

Gjyla Halili

Lladrovci në Lezhë: Mbi qiellin tonë dhe zemrat e atdhetarëve jeton besa e dhënë para 581 vjetëve

Gjyla Halili

Leave a Comment