AKTUALE

Blerim Bexheti: Kushtetuta, nuk njeh “Kuvend Maqedonas”!

Sot, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shpërndarë një ftesë zyrtare ku e quan institucionin më të lartë përfaqësues të shtetit tonë si “Kuvendi Maqedonas”. Ky formulim është një shkelje serioze e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e Marrëveshjes së Prespës , dokument ky ndërkombëtar që garanton rrugën tonë drejt BE-së.

🇲🇰 Emërtimi “maqedonas” si mbiemër i institucioneve shtetërore nuk është i lejuar, sepse përdorimi i tij përfaqëson vetëm një përkatësi etnike, jo shtetin e përbashkët të të gjithë ne si, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, vllehë dhe të tjerë.

🛑 Të quash Kuvendin “maqedonas”, në një ftesë zyrtare, është të përjashtosh gjithë pjesën tjetër të shoqërisë dhe të minosh karakterin shumetnik të shtetit tonë. Ky nuk është gabim protokollar, por shprehje e papërgjegjësisë politike dhe mungesës së njohurive bazike për rendin kushtetues.

❗Për më tepër, ky veprim na kthen prapa në kohë, duke i shërbyer retorikës përçarëse të forcave anti-evropiane, që synojnë ta ndalin integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

📢 Si koordinator i gr.Parlamentar të Frontit Europian, shpreh indinjatën time të thellë dhe kërkoj korrigjim të menjëhershëm, si dhe reflektim mbi përgjegjësinë që mban një institucion kaq i rëndësishëm për bashkëjetesën tonë demokratike.

🇪🇺 E ardhmja jonë është evropiane, shumetnike dhe barazitare, jo kthim në modele përjashtuese.

Banner

Related posts

237 shoferë të gjobitur në Shkup, 79 për tejkalim të shpejtësis

admin

Faton Ahmeti uron 1 Qershin: Le të jenë buzëqeshjet e tyre çdo ditë një kujtesë se bota mund të jetë më e mirë!

Gjyla Halili

Blerant Ramadani: Studentët janë forca më e madhe e Sarajit

Gjyla Halili