KOSOVË

Bjegoviq: Nuk jemi të detyruar të përmbushim kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Banner

Eksperti i sigurisë, Miroslav Bjegoviç, tha se Serbia nuk është e detyruar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse nuk është anëtare e BE-së dhe për këtë arsye nuk ka asnjë detyrim të harmonizojë politikën e saj të jashtme me të sajën.

Bjegoviq po ashtu ka thënë se presioni ndaj Serbisë do të jetë gjithnjë e më i fortë dhe se BE-ja mund ta kushtëzojë Serbinë të tërheqë investimet dhe të anulojë regjimin pa viza, nëse nuk vendosim sanksione ndaj Rusisë.

Akterët ndërkombëtarë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të vendosë sanksione përballë Rusisë.

Bjegoviq ka thënë se në kuadër të konferencës së Mynihut është biseduar edhe për Kosovën, ku siç tha ai, BE-ja ka tentuar të imponojë një zgjidhje që nuk është e pranueshme për Serbinë dhe që nënkupton lejimin e Serbisë që Kosova të pranohet në OKB, raporton Tanjug.

Related posts

Me Putin kam lidhje të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat

admin

Me SHBA dhe BE mund të kemi dallime në qasje por jo në qëllime

admin

Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

admin

Leave a Comment