BOTA

Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.

Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarsim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi blerjen nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke. /VOA


Top Channel

Banner

Related posts

Makina futet në ambientet e shkollës në Londër duke shkaktuar viktima e të plagosur, hetuesja: Nuk është sulm terrorist

admin

Ministrat turq në bisedime në Bagdad përpara vizitës së Erdoganit

Gjyla Halili

Një i plagosur nga sulmi në Tel Aviv, vritet nga policia autori

admin

Leave a Comment