AKTUALE

ASH: Kujt dhe pse i pengon drejtori Halit Ferati?

Konferenca e Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim, është absurd i llojit të vetë, rast unikat që qartazi tregon se kujt dhe pse i pengon, drejtori i Inspektoratit, Halit Ferati.

“Kryetari i Sindikatit, Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, parti e cila organizoi protesta kundër arsimit shqip në Çashkë dhe kundër drejtorit Halit Ferati, sot kërkon shkarkimin e tij. Edhe Sindikata është regjistruar në adresën e Komunës së Sopishtes që është një presedan për një organizatë sindikaliste, e cila poashtu duhet të angazhohet për të drejtat e të punësuarve dhe jo për emrimet e drejtorit dhe çështje politike siç i dëgjuam në konferencë.

Të gjitha këto dëshmojnë se kreut të këtij sindikati dhe bashkëpunëtorëve të tij u pengon fakti se për herë të parë është ringjallur Inspektorati Shtetëror për Arsim, që për vite nuk ishte dëgjuar. Atyre ju pengon zbatimi i gjuhës shqipe, punësimi dhe avancimi i shqiptarëve në inspektorat dhe arsim, hapja e paraleleve shqipe në mbarë vendin e veçanërisht në vendbanimet ku ato nuk kanë funksionuar me vite.

Për të mos mjaftuar të gjitha këto, kujtojmë se Gjorgjievski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë pasur padi penale për punën e tyre”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Banner

Related posts

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Gjyla Halili

Lladrovci përgëzon studentin Flamur Lladrovcin që kundërshtoi diplomatin serb Jeremiq në Vjenë

admin

Ali Ahmeti fton qytetarët në takimin tradicional të fundvitit

Gjyla Halili