SPORT

Arteta me fjalë të mëdha për Xhakën, të cilin e transformoi në një gjigant

Mikel Arteta e ka lavdëruar Granit Xhakën për lojën e zhvilluar dje, por edhe në përgjithësi në këtë sezon dhe për krejt eksperiencën e tij në Arsenal.

Ylli shqiptar ka vendosur të largohet nga “Emirates Stadium” pas shtatë vjetësh qëndrimi aty, ndërsa dje shkëlqeu në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit me “Gunners” duke i realizuar dy gola në fitoren e thellë, 5:0 ndaj Wolverhamptonit.

Trajneri spanjoll e vlerëson shumë mesfushorin e tij, i cili do t’i mungojë shumë në sezonin e ardhshëm pasi Xhaka pritet të transferohet në Bayer Leverkusen.

“Mjaft e merituar, ai e kishte një sezon të jashtëzakonshëm. Një vit më parë i thashë që ka një pikëpyetje për ty, që duhet të japësh më shumë, që duhet të jesh më i mirë. Ai u rikthye dhe stërviti të nesërmen, ndërsa në fazën përgatitore u rikthye me katër kilogramë më pak, fit dhe në fytyrën e tij mund ta shihje vendosmërinë për ta bërë atë”, thotë fillimisht trajneri i Arsenalit.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm, pjesë e rëndësishme e suksesit të ekipit dhe jam mjaft i lumtur që të gjithë po e vlerësojnë atë që e ka bërë ai”, vazhdoi Arteta.

Xhaka u bë një lider i vërtetë këtë sezon në Londër, por fatkeqësisht Arsenali e lëshoi titullin nga duart në fund të sezonit.

Sidoqoftë, Graniti po largohet nga “Topçinjtë” si një hero pasi kohëve të fundit ishte bërë lojtar mjaft i dashur për tifozët e Arsenalit.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Modric i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje të re me Real Madridin, por me një kusht

admin

Ëndrra Euro 2024! Shqipëria pret sot në ‘Air Albania’ Poloninë, Sylvinho në dilemë për titullarët! Trajneri ‘skicon’ formacionin

admin

Benfica shënon fitore të madhe në Ligën e Kampionëve

admin

Leave a Comment