AKTUALE

Arrestohet Dod Ivanaj për heqjen e flamurit malazez më 21 maj në Kojë, ndërkohë ai ndodhej në SHBA

Dod Ivanaj (31) nga Malësia është arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimet për “përdhosje të imazhit të Malit të Zi”, ka shkruar gazeta “Vijesti”.

Sipas të njëjtave burime, Ivanaj dyshohet se më 21 maj në fshatin Kojë ka hequr flamurin e Malit të Zi nga shtiza dhe më pas e ka hedhur në tokë dhe e ka shkelur.

Familjarët e tij për Malesia.org kanë konfirmuar se në datën 21 maj ai nuk ndodhej në Mal të Zi, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo mund të verifikohet lehtë dhe se arrestimi ka motive politike.

Ata gjithashtu bëjnë të ditur se Ivanaj ishte duke udhëtuar nga SHBA drejt Malësisë.

Po ashtu, sipas informacioneve të njëjta, arrestimi i Ivanajt është kryer sonte gjatë hyrjes së tij nga Shqipëria në territorin e Malit të Zi.

Rasti është referuar tek organet kompetente të prokurorisë, ndërsa ai pritet të ndiqet në procedurë të rregullt ligjore.

Banner

Related posts

BDI: Ata që frikësohen nga vetingu, sulmojnë më zëshëm

Gjyla Halili

Mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar

Gjyla Halili

Pulsi Publik: 60.3 për qind e të anketuarve të kënaqur me punën e presidentes, 51.5 me kryeministrin

admin