AKTUALE

Arbër Ademi kryeministrit Mickovski: Në tetorë do të keni përgjigjen e parë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Misckovski.

“Tendenca e kësaj qeverie është e qartë: asimilimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe revizionizmi i statusit politik e juridik të shqiptarëve që buron nga Marrëveshjes së Ohrit”- ka shkruar Ademi.

Ja postimi plotë:

Kryeministri Mickoski e zgjodhi vetë partnerin qeverisës ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe ende pa e thënë qytetarët fjalën e tyre, posaçërisht shqiptarët! Sot partnerin vLEN e qorton herë pas here publikisht, vetëm për t’i disiplinuar sa herë që harrojnë kush është ai që “kollet” në qeveri. Atij i ka dalë mirë për vete, ndërsa këta të shkretët vrapojnë pas bekatonkave e kanalizimeve, duke hedhur gurë e dru për të arsyetuar dhe relativizuar çdo politikë e vendim që i dëmton pikërisht ata të cilët pretendojnë se i përfaqësojnë.

Tendenca e kësaj qeverie është e qartë: asimilimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe revizionizmi i statusit politik e juridik të shqiptarëve që buron nga Marrëveshjes së Ohrit.

Por pa merak, z. Kryeministër, në Tetor do ta keni përgjigjen e parë. Pastaj shohim e bëjmë…

Banner

Related posts

20 dhjetori duhet të mbyllë semaforin në ngjyrën e kuqe dhe të ndez gjeneratës së re ngjyrën jeshile,  të gjelbër!

Gjyla Halili

IKD kërkon nga Kuvendi të mos shmang procedurat për Projektligjin për Byronë

Gjyla Halili

Taravari dhe Mickoski për vizitë në poliklinikën “Idadia”

Gjyla Halili