BOTA

Anija rumune godet një minë në Detin e Zi, shpëtohet ekuipazhi

Një anije rumune ka shpërthyer në Detin e Zi pasi ka goditur një minë detare.

Agjencia rumune e Shpëtimit Detar (MRCC) ka njoftuar se janë shpëtuar të 12 anëtarët e ekuipazhit të Seama, që lundron nën flamurin e kombit afrikan të Togos.

Të gjithë u transportuan për trajtim në portin e Sulia, i cili ndodhet në afërsi të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ndodhi rreth 40 kilometra nga bregu. Fleetmon, një shërbim për gjurmimin e anijeve, tha se ekuipazhi i anijes dërgoi një sinjal rreth orës 06:50 të mërkurën në mëngjes.

Sipas fotove që disponon Fleetmon, anija nuk është fundosur ende. Megjithatë, uji depërton në byk, gjë që ndoshta do të çojë në fundosjen e saj.

Anija Seama duhej të nisej më 12 shtator nga një prej porteve turke. Stacioni i destinacionit supozohej të ishte porti ukrainas i Izmailit, nga i cili eksportohet drithëra dhe produkte të tjera ukrainase dhe që shumë shpesh bëhet cak i granatimeve ruse.

Në javët e kaluara, rrënojat e tre dronëve rusë u ranë në territorin rumun, me shumë gjasa drejt portit ukrainas të Izmail.


Top Channel

Banner

Related posts

Infermierët akuzohen për mbytje të pacientes me jastëk pas dështimit të anestezisë në Belgjikë (fotot)

admin

Gjenerali amerikan: Prigozhini ka të ngjarë të ketë vdekur, takimi me Putin i rremë

admin

Grushti i shtetit në Niger, vendet evropiane evakuojnë shtetasit e tyre

admin

Leave a Comment