AKTUALE

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?

Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?
Ali Ahmeti takon sot veteranët – A po vjen protesta në Shkup për çlirimtarët?
Publikuar 10:57 19 Nëntor, 2025
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të qëndrojë sot për vizitë në zyrat e organizatës së veteranëve të OVL UÇK.

Burimet e gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani bëjnë me dije se nga ora 13:00, ai do të pritet në zyrat e kësaj organizate.

Në protestën e zhvilluar në Tiranë më 18 tetor në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Ahmeti pati deklaruar për Klan Kosova se do të shqyrtohet mundësia e organizimit të një proteste të ngjashme edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ende nuk dihet nëse kjo do të jetë temë e diskutimit në takimin mes tij dhe përfaqësuesve të organizatës së veteranëve.

Banner

Related posts

Ja përse duhet të lani veçmas çarçafët dhe peshqirët

admin

KUR RASTËSIA TA SJELL HISTORINË PËRBALLË -TAKIM ME PRINDËRIT E SHOKUT TIM TË ILEGALITETIT HALIT KRASNIQI

Gjyla Halili

Përurohen 7 rrugica në Gërçec të Sarajit/ Bexheti: Ndjehem krenarë që premtimet po kthehen në vepra konkrete

Gjyla Halili