AKTUALE

Agron Dedivanaj përgëzon Talat Xhaferin: Puna në favor të prosperitetit të kombit mbahet mend përgjithmonë



Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Agron Dedivanaj, ka përgëzuar kryeministrin shqiptar Talat Xhaferin, me rastin e zgjedhjes në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Funksionet janë kalimtare, por puna në favor të prosperitetit të kombit tonë do të mbahet mend përgjithmonë. Çdo herë duke u forcuar, çdo herë duke iu afruar qëllimit final, ka shkruar Dedivanaj.


Postimi i tij në fb:


Gjej rastin të përgëzoj z. Talat Xhaferi në zgjedhjen për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.
Ky është një lajm që gëzoi të gjithë shqiptarët anembanë botës dhe konfirmoi edhe një herë se epoka e shqiptarëve ka filluar me të vërtetë. Por ne duhet të dimë se ky sukses nuk është vetëm sepse kemi për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por për shkak të mundësisë, potencialit dhe përgjegjësisë që ka kryeministri për të zhvilluar, faktorizuar dhe avancuar pozitën e shqiptarëve në atë shtet.
Funksionet janë kalimtare, por puna në favor të prosperitetit të kombit tonë do të mbahet mend përgjithmonë. Çdo herë duke u forcuar, çdo herë duke iu afruar qëllimit final!
Urime!

Banner

Related posts

MF: Mbështetje për ekonominë vendore dhe konkurrencë të ndershme në treg, Kuvendi votoi ndryshimet në Ligjin e TVSH-së

Gjyla Halili

Faton Ahmeti funksionari i vetëm që uron natën e Vitit të Ri Islam

admin

Fushatat zgjedhore – më të orientuara kundër të tjerëve, sesa në promovim idesh

Gjyla Halili