SHOWBIZ

Afrimiteti i mikes së saj Jorit me Luizin në BBV, çfarë mendon Beniada Nishani

Ka vetëm tre ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, megjithatë kaq kohë ka mjaftuar që Jori Delli të trazojë ujërat e të ngrejë mjaft aludime në rrjet për afrimitetin e saj me Luizin.

Një opinion në lidhje me këtë afrimitetin mes tyre e ka dhënë edhe mikja e Jorit, Beniada Nishani.

Ish-banorja e BBV1 është pyetur për mendimin e saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe ka preferuar të përgjigjet duke marrë shembull një ngjarje të ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i ka dhuruar një trëndafil modeles.

Beniada shtoi se Jori nuk ka ndërmend të “ngacmojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafili ka erë Kiara”, tani çfarë po bën nuk e di. Nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, për të “treguar” Luizin. Koha do tregoni se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”- tha Beniada.

Edhe pse Luizi është në lidhje me Kiara Titon, së cilës i ka shprehur që në ditën e parë simpati për të, duket se fjalën “të dua” Jorit e ka pasur më të lehtë. Të paktën kështu ka thënë ai vetë.


Top Channel

Banner

Related posts

Rihanna dhe A$AP Rocky flasin për prindërimin: Ne jemi miqtë më të mirë me një fëmijë

admin

“Seksi është një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut” rrëfimi i rrallë i Papa Françeskut në dokumentarin “Amen”

admin

Ndryshimet në organizëm pas vetëm 15 minutash ecje

admin

Leave a Comment