BOTA

Adoleshentja kanadeze fiton xhekpotin e lotos prej 48 milionë $ në provën e parë

Kur Juliette Lamour fitoi një xhekpot të lotos në herën e saj të parë që e luajti, adoleshentja iu drejtua menjëherë babait të saj, i cili edhe ashtu është një këshilltar financiar. 

18-vjeçarja sapo mori 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë kanadezja më e re ndonjëherë që ka fituar një çmim kaq të madh.

Por, derisa shumë moshatare të saj me pasuri të fituara papritmas mund të ‘fluturojnë’, Juliette synon të mbesë me këmbë në tokë.

Ajo prapë planifikon të përfundojë studimet dhe të bëhet mjeke.

“Po qaja – lot të lumtur – sigurisht, tha ajo në Ontario Lottery teksa festonte fitoren e muajit të kaluar“, shkruan BBC.

“Ende nuk mund ta besoj se kam arritur jackpotin e Topit të Artë në biletën time të parë të lotarisë”.

Juliette tha se kishte harruar gjithçka për lojën e luajtur derisa dëgjoi lajmin se dikush nga vendlindja e saj kishte fituar shortin e 7 janarit.

Kur ajo shkoi të kontrollonte biletën e saj përmes një aplikacioni në celular, një tingull u dëgjua dhe “Big Winner” u shfaq në ekran.

“Shoqja ime ra në gjunjë se s’i besohej”, tha Juliette.

“Ajo po bërtiste. Në fakt, të gjithë bërtisnin se unë fitova 48 milionë dollarë”.

Juliette tha se do të investojë “me kujdes” pjesën më të madhe të çmimit të parë me ndihmën e babait të saj, menaxher të parave.

Në fakt, babai i saj tashmë i ka dhënë asaj këshillën më të mirë financiare – ishte ideja e tij për të blerë një biletë lotarie. /BBC

Banner

Related posts

Bjellorusia miraton dënimin me vdekje për të dënuarit për tradhti të lartë

admin

Shkon në 80 numri i viktimave nga zjarri në Havai

admin

Kryediplomati i ri i Kinës do të vizitojë Rusinë ndërsa tensionet me SHBA-në rriten

admin

Leave a Comment