AKTUALE

BDI: Vazhdon etikja para etnikes – Kasami relativizon përjashtimin e shqiptarëve

Deklarata e Bilall Kasamit se “ndonjëherë mund të ketë më pak apo më shumë” shqiptarë në manifestimet dhe çmimet shtetërore është përpjekje për të relativizuar përjashtimin e shqiptarëve.

Kur shqiptarët mungojnë, fajësohen komisionet; kur kërkohet përfaqësim i barabartë, pushteti fshihet pas arsyetimeve.

Kjo nuk është barazi. Kjo është etikja para etnikes.

BDI kërkon që në të gjitha manifestimet, çmimet dhe programet shtetërore të sigurohet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në përputhje me parimin e barazisë dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por barazi reale dhe respekt për kontributin e tyre në shtet.

Sepse kur shqiptarët përjashtohen, nuk është “ndonjëherë më pak”.
Është diskriminim.

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj për zgjedhjet në Kosovë: Le të respektohet vullneti i popullit, të punojmë së bashku për të realizuar kauzat tona kombëtare

Gjyla Halili

Në Çifte Hamam hapet ekspozita “Artistë dhe refugjatë”

Gjyla Halili

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës

Gjyla Halili