AKTUALE

REISUL ULEMA TAKOI U.D. AMBASADORIN E RMV-SË NË KAJRO, Z. SEJFULLAH SHAQIRI

Kajro, 4 shtator 2026 – Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi një takim me U.D. Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Arabe të Egjiptit, z. Sejfullah Shaqiri, në ambientet e Ambasadës së RMV-së në Kajro.
Reisul Ulema shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen, kujdesin dhe gatishmërinë e U.D. Ambasadorit për të zhvilluar këtë takim, duke veçuar edhe takimin e mëparshëm të rastësishëm në hotelin e njohur Triumph Luxury Hotel në Kajro.
Gjatë takimit, Reisul Ulema i uroi z. Shaqiri suksese në detyrën e tij diplomatike, duke shprehur bindjen se angazhimi dhe përvoja e tij do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Arabe të Egjiptit.
Nga ana e tij, U.D. Ambasadori z. Sejfullah Shaqiri shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për takimin me Reisul Ulemanë, duke vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve të RMV-së. Në veçanti, ai theksoi kontributin dhe përkujdesjen e Reisul Ulemasë ndaj studentëve dhe nxënësve nga Maqedonia e Veriut që qëndrojnë, studiojnë dhe mësojnë në Kajro.
Biseda u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit, komunikimit dhe mbështetjes së qytetarëve të RMV-së gjatë qëndrimit të tyre në Egjipt.
Në përfundim, Reisul Ulema i uroi U.D. Ambasadorit z. Sejfullah Shaqiri rrugëtim të mbarë dhe sukses në misionin e tij diplomatik, duke shprehur dëshirën që puna e tij të jetë në shërbim të vendit që përfaqëson, qytetarëve, familjes dhe popullit në përgjithësi.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai shoqërohej nga Shefi i Kabinetit, Prof. Dr. Abdulkerim Iseni.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: BDI po lëkundet, Lëvizja Demokratike kalon nga defanziva në ofenzivë

Gjyla Halili

Brigada 112 organizon homazhe për 5 Majin në Tetovë

Gjyla Halili

Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni

Gjyla Halili