AKTUALE

Tahiri e Shala takojnë Ali Ahmetin në Tetovë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Tetovë ka takuar liderin shqiptar, Ali Ahmeti.

Tahiri ka thënë se me Ahmetin kanë diskutuar për aktualitetin politik, të kaluarën dhe sfidat për të ardhmen, duke vënë theksin te uniteti, përgjegjësia dhe vizioni.

“E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon”, ka shkruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka shprehur besimin se së shpejti do të vijë dita e kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që, sipas tij, u takojnë.

“Disa momente i shkruajnë njerëzit. Disa momente i pret një komb i tërë”, ka përfunduar Tahiri./Zhurnal

Banner

Related posts

Filipçe: Të deklasifikohen menjëherë dokumentet për rastin e përgjimeve

Gjyla Halili

LSDM: Përmes Alta Bankës dhe kompanive të tjera po përgatitet një skemë e re për financimin e Alfa TV-së

Gjyla Halili

Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it

Gjyla Halili