AKTUALE

Fatmir Limani takon drejtuesit e shkollave në Kërçovë: Arsimi cilësor kërkon bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës.
Në takim u diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat përballet arsimi në Kërçovë, me theks të veçantë në nevojën për gjetjen e zgjidhjeve konkrete dhe përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
Limani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet komunës, drejtuesve të shkollave, mësimdhënësve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin arsimor.
“Arsimi cilësor kërkon bashkëpunim, komunikim dhe angazhim të përbashkët. Investimi në arsim është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të vendit tonë”, u theksua gjatë takimit.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti përkujton hoxhë JakupAsipin në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Gjyla Halili

10 milion kanaçe Golden Egale janë shitur në Gjermani

Gjyla Halili

BE – PUBLIKON PROPOZIM-MARRVESHJEN MES KOSOVËS DHE SERBISË

admin