AKTUALE

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Zvicrës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. Christoph Sommer.

Gjatë aktivitetit, Ahmeti vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të Zvicrës ndër vite në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit.

Ahmeti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e diasporës nga Maqedonia e Veriut që jeton në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe popujve.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, Ahmeti përcolli urimet e tij për popullin dhe institucionet zvicerane, duke shprehur dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojnë të thellohen, mbi bazën e vlerave të përbashkëta, respektit dhe mirëkuptimit reciprok.

Ja postimi plotë:

Sonte kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, me ftesë të Ambasadorit të Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer.

Zvicra është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut, me një kontribut të çmuar ndër vite në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit tonë. Njëkohësisht, ajo është shtëpi e dytë për një pjesë të madhe të diasporës sonë, e që përbën një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Me këtë rast, përcolla urimet e mia më të sinqerta për popullin dhe institucionet zvicerane me rastin e Ditës Kombëtare, me uratën që miqësia dhe bashkëpunimi mes vendeve tona të vazhdojnë të thellohen, të mbështetura në vlerat e përbashkëta, respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

Banner

Related posts

Bdi: Përbuzja ndaj zërit të shqiptarëve – një praktikë e vjetër, një gabim i madh

Gjyla Halili

Nikollovski: Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit

Gjyla Halili

BDI KA PRANUAR REALITETIN, OPOZITARIZMI NUK ËSHTË I LEHTË

Gjyla Halili