AKTUALE

Kaltrina Zekolli Shaqiri:  Vazhdojmë punën për Tetovë–Prizren!

Sot, në Ministrinë e Transportit, mirëprita grupin punues për projektin Tetovë–Prizren, në takimin e radhës me përbërjen e re nga pala kosovare, të kryesuar nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës, z. Zef Morina, së bashku me anëtarët e rinj të grupit.

Në një takim konstruktiv, rishikuam edhe një herë çështjet administrative që lidhen me Marrëveshjen Ndërqeveritare, duke shqyrtuar përparimin e secilës palë në pjesën që i takon, nga përparimi i punimeve dhe aktiviteteve në terren, deri te përfundimi i dokumentacionit teknik të nevojshëm të palës tonë për fazat e ardhshme të projektit.

Definuam hapat e ardhshëm konkretë drejt avancimit të projektit dhe hapjes së procedurës së tenderimit për projektimin e tunelit ndërkufitar.

Si grup punues, mbetemi plotësisht të përkushtuar që, me vullnet të plotë dhe bashkëpunim të ndërsjellë, sa më shpejt ta hapim fazën e tenderimit dhe ta çojmë përpara këtë projekt strategjik që do të lidhë edhe më fort Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Banner

Related posts

Ambasadori Martin Berishaj kujton atdhetarin Kolë Gojçaj

Gjyla Halili

VLEN: BDI nxori në rrugë intelektualët shqiptar

Gjyla Halili

Mickoski për rastin “Mazuti”: EMV-ja ka dorëzuar ankesë, pres që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë faktet dhe të vendosë

Gjyla Halili