Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka pritur sot në takim z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, si dhe mundësitë për promovimin e Komunës së Tuzit në platforma ndërkombëtare.
Një temë e veçantë e bisedës ishte edhe ftesa për pjesëmarrje në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, i cili do të mbahet më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë.
Pjesëmarrja në këtë forum paraqet një mundësi të rëndësishme për Komunën e Tuzit që të prezantojë potencialet dhe përvojat e saj, të krijojë kontakte të reja me përfaqësues të komunave dhe institucioneve ndërkombëtare, si dhe të identifikojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim.
Takimi u fokusua në nevojën për zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe përfshirjen më aktive të Tuzit në rrjete dhe iniciativa ndërkombëtare, me qëllim krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e komunës.
Ja postimi plotë:
🇦🇱 Sot prita në takim z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë dhe Gjenevë.
Biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, projekte të përbashkëta dhe promovimin e Komunës së Tuzit në platforma ndërkombëtare. Temë e veçantë ishte edhe ftesa për pjesëmarrje në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të OKB-së, më 12–14 tetor 2026 në Gjenevë.
