AKTUALE

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, uron Ditën e Komunës së Tuzit

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit, duke vlerësuar arritjet e deritanishme dhe duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të zhvillimit të Malësisë.
Në urimin e tij, Gjeloshaj u shpreh krenar për rezultatet e arritura, duke bërë thirrje për unitet dhe angazhim të përbashkët në rrugën drejt zhvillimit evropian dhe një të ardhmeje më të mirë për Malësinë.
“Urime Ditën e Komunës së Tuzit! Krenarë për arritjet tona, të bashkuar për zhvillimin evropian dhe të ardhmen e Malësisë. Malësia nuk mund të kthehet prapa, as të ndalet në zhvillim!”, ka deklaruar Gjeloshaj.
Ai theksoi se zhvillimi i Malësisë duhet të vazhdojë me hapa të sigurt, duke krijuar mundësi të reja për qytetarët dhe brezat e ardhshëm.
Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë i Malit të Zi

Banner

Related posts

Ambasadori Kuqi nga Norvegjia kthehet në Maqedoni, i caktohen masat e sigurisë

Gjyla Halili

Rexhepi-Zejd në Tetovë: Opozita shqiptare nuk e mban fjalën! Keqpërdorën Kurtin dhe shqiptarët për interesa të Mickoskit

Gjyla Halili

“Mollëkuqja”: Deputetët Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri me gjuhë seksiste në Kuvend dhe rrjete sociale!

Gjyla Halili