AKTUALE

Dedivanaj ngre zërin për diasporën dhe ruajtjen e identitetit shqiptar: Qindra abetare për Shkollën Shqipe në Michigan nga shteti shqiptarë

Drejtori i Shkollës Shqipe në Michigan, Agron Dedivanaj, ka zhvilluar një takim në Koritë me diplomatin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Igli Pira, si dhe me një deputet të Parlamentit të Shqipërisë.

Gjatë bisedës miqësore është diskutuar për historinë dhe vlerat e trevës së Trieshit, por edhe për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e pasur të trojeve shqiptare.

Një nga temat kryesore të takimit ishte diaspora shqiptare dhe rëndësia e ruajtjes së gjuhës shqipe ndër breza. Dedivanaj ka vënë në pah interesimin e madh të të rinjve shqiptarë në Michigan për të mësuar gjuhën amtare dhe për të njohur historinë e kombit shqiptar.

Një lajm veçanërisht i rëndësishëm për Shkollën Shqipe në Michigan ishte premtimi për mbështetjen e nxënësve me disa qindra abetare në gjuhën shqipe nga shteti shqiptar.

Takimi dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe diasporës, veçanërisht në fushën e arsimit dhe të ruajtjes së identitetit kombëtar.

“Ne kemi detyrim dhe obligim moral që të kujdesemi për diasporën shqiptare dhe t’i shpërblehemi, aq sa mundemi, për gjithçka që ajo ka bërë dhe vazhdon të bëjë për kombin tonë. E ku mund të ketë investim më të çmuar sesa në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar ndër breza?”, u shpreh gjatë bisedës.

Ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar mbetet një mision i përbashkët, veçanërisht për brezat e rinj që jetojnë larg trojeve të tyre.
Gjuha është rrënja jonë, historia është kujtesa jonë, ndërsa identiteti shqiptar është trashëgimia që duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë. 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Një pasdite e këndshme në Koritë, në shoqërinë e diplomatit shqiptar të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, z. Igli Pira, si dhe të deputetit të Parlamentit të Shqipërisë!

Me shumë kënaqësi zhvilluam një bisedë miqësore rreth historisë dhe vlerave të trevës së Trieshit, por edhe më gjerë, për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e trojeve shqiptare.

Një pjesë veçanërisht e rëndësishme e bisedës sonë iu kushtua diasporës dhe ruajtjes së gjuhës shqipe. Me shumë kënaqësi mora premtimin se nxënësit e shkollës së gjuhës shqipe në Michigan do të mbështeten nga shteti shqiptar me disa qindra abetare në gjuhën shqipe.

Ishte mbresëlënëse edhe për mysafirët të dëgjonin se sa shumë të rinj shqiptarë në Michigan janë të interesuar ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe të mësojnë historinë tonë të lavdishme.

“Ne kemi detyrim dhe obligim moral që të kujdesemi për diasporën shqiptare dhe t’i shpërblehemi, aq sa mundemi, dhe për gjithçka që ajo ka bërë dhe vazhdon të bëjë për kombin tonë. E ku mund të ketë investim më të çmuar sesa në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar ndër breza?”, u shpreh ai.

Gjuha është rrënja jonë, historia është kujtesa jonë, ndërsa identiteti shqiptar është trashëgimia që duhet t’ua përcjellim brezave që vijnë! 🇦🇱

Banner

Related posts

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Gjyla Halili

BOCHVARSKI: MARRËVESHJA KA DETYRIME PËR SECILËN PALË DHE QËLLIMI ËSHTË QË KRAHËT E AUTOSTRADAVE TË LËSHOHEN SA MË SHPEJT NË PËRDORIM

admin

Ramadan Hiseni fitore të rëndësishme në karrierë

Gjyla Halili