Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti vlerësoi lart kontributin dhe shërbimin shumëdekadësh të Mbretit Harald V ndaj vendit dhe qytetarëve të Norvegjisë.
“Gjatë dekadave të shërbimit të tij, Mbreti Harald V u shqua për përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve të tij, për urtësinë, thjeshtësinë dhe aftësinë për ta afruar monarkinë me shoqërinë moderne”, u shpreh Ahmeti.
Ai theksoi se Norvegjia ka humbur një mbret, ndërsa bota një figurë të respektuar të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.
Në këto momente të dhimbshme, Ali Ahmeti u shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit norvegjez, miqve të tij norvegjezë, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Mbretin Harald V.
“U prehtë në paqe”, përfundon mesazhi i Ahmetit.
Ja postimi plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë.
Gjatë dekadave të shërbimit të tij, Mbreti Harald V u shqua për përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve të tij, për urtësinë, thjeshtësinë dhe aftësinë për ta afruar monarkinë me shoqërinë moderne.
Norvegjia humbi një mbret, ndërsa bota një figurë të respektuar të paqes, stabilitetit dhe mirëkuptimit.
Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit dhe miqve të mi norvegjez, si dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Mbretin Harald V.
U prehtë në paqe.
