AKTUALE

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, z. Sherif Krniq falenderoj udhëheqësinë e Tuzit për mikpritjen dhe bujarinë

Kryetari i Shoqatës “Malësia” në Kaliforni, z. Sherif Krniq, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të veçantë për Zëvendëskryeministrin, Kryetarin e Komunës dhe Nënkryetarët, për darkën e shtruar dhe mikpritjen e ngrohtë.

“Për ne ishte një kënaqësi e veçantë të kalonim një mbrëmje të bukur së bashku, në një atmosferë miqësore, vëllazërore dhe plot respekt. Falënderojmë nikoqirët për bujarinë, respektin dhe kohën e çmuar të kaluar me ne.

Takime të tilla janë dëshmi e lidhjeve të forta dhe të respektit të ndërsjellë, ndërsa momente të tilla mbeten kujtime të bukura dhe na afrojnë edhe më shumë.

Në emër të Shoqatës “Malësia” – Kaliforni, ju urojmë shumë suksese në punën tuaj dhe çdo të mirë për Komunën dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Sherif Krniq.

Ja postimi plotë:

Një falënderim i veçantë për zëvëndës kryeministër për Kryetarin e Komunës dhe Nënkryetarët për darkën e shtruar dhe mikpritjen e ngrohtë. Ishte kënaqësi e veçantë të kalonim një mbrëmje të bukur së bashku, në një atmosferë miqësore e vëllazërore.

Faleminderit për respektin, bujarinë dhe kohën e kaluar me ne. Momente të tilla na afrojnë edhe më shumë dhe mbeten kujtime të bukura. Ju urojmë shumë suksese në punën tuaj dhe çdo të mirë për Komunën dhe qytetarët e saj! 🤝🇦🇱

Banner

Related posts

Ahmeti sfidon Mickoskin: Të japë sqarim për Ligjin e Gjuhëve dhe devalvimin e shqiptarëve!

Gjyla Halili

Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë

admin

Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili