AKTUALE

Film dokumentar për Ermal Azirin. Rrëfim për jetën, sfidat dhe forcën për të vazhduar

Më 26 gusht 2026, në orën 19:00, në Cineplexx – City Mall, Shkup, do të mbahet premiera e filmit të shkurtër dokumentar “After Everything”, me regji të Murat Zherkës dhe me protagonist Ermal Azirin.

Filmi sjell një rrëfim të ndërtuar rreth jetës së Ermal Azirit, sfidave dhe forcës për të vazhduar përtej gjithçkaje. Përmes historisë së protagonistit, dokumentari synon të përcjellë një mesazh mbi qëndrueshmërinë, përballjen me vështirësitë dhe rëndësinë e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh gjatë rrugëtimit të jetës.

“Do të na gëzonte shumë që këtë mbrëmje të veçantë ta ndajmë me miqtë tanë dhe me njerëzit që kanë qenë pranë nesh gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në ftesën për premierën.

Në realizimin e filmit kanë kontribuar Agon Ismajli në kinematografi, Albin Sopa në muzikë dhe Valmir Aziri në dizajnin e posterit.

Premiera do të zhvillohet më 26 gusht 2026, në ora 19:00, në Cineplexx – City Mall, Shkup.

Banner

Related posts

FILLOI KONFERENCA NË KAIRO –  REISUL ULEMA REALIZOI PARAQITJEN E TIJ NË SEANCËN E PARË

Gjyla Halili

Ali Ahmeti priti nënkryetarin e Kuvendit të Mali i Zi, Nikollë Camaj: Bashkëpunimi rajonal, çelësi i stabilitetit në Ballkan

Gjyla Halili

VLEN: Droja e OSBE-së për parregullsi zgjedhjore në Maqedoni të Veriut e ka emrin Bujar Osmanit

Gjyla Halili